Gazetarët ngrijnë nga i ftohti para selisë së VMRO, nuk i lejojnë të futen brenda!

Sapo ka nisur edhe të mblidhen edhe zyrtarët e lartë të partisë së VMRO-DPMNE-së.

Por, ajo që bie në sy para selisë janë gazetarët të cilët nuk lejohen të futen brenda selisë për t’u ngrohur, transmeton TetovaSot.

Me kërkesë të ekipeve të gazetarëve për t’u futur brenda dhe për t’u ngrohu, nga sigurimi i u është thënë se nuk ka vend brenda, dhe se të gjitha hapësirat janë të mbushura me anëtarë dhe zyrtarë të kësaj partie.

Gazetarët tashmë që dy orë janë jashtë para selisë së VMRO në temperatura shumë të ftohta.