Gazetari kontrovers përjashtohet edhe nga Kanal 5. Nuk kishin të ndalur shpifjet dhe fyerjet e tij

 

Emisioni “Në qendër” i Vasko Eftovit, duke filluar nga kjo javë nuk do të transmetohet në televizionin Kanal 5, mëson Plusinfo.

Menaxhmenti i televizionit kanë vendosur për këtë hap, pasi Eftov injoroi paralajmërimet e shumta që se ai shpesh në emisionin ka shpifur dhe ka fyer, me të cilën rrezikoi reputacionin e kësaj shtëpie të medias, përcjell TetovaSot.

Kapaku i të gjithave ishte emisionin i fundit “Në qendër”, në të cilën Eftov plasoi marrëzi të papara, duke përfshirë edhe pretendimin se Federica Mogherini dhe Hahn janë nën kontroll nga Sorosi.