Gazetari Nazim Rashidi, arrin të bashkojë të gjitha subjektet shqiptare në një debat televiziv

Rashidi i vetmi mbledh partitë shqiptare në një vend

. Programi i tij “200”, që do të transmetohet sonte, në Alsat pas lajmeve të darkës, solli sëbashku, Izet Mexhitin, Nënkryetar – BDI Bardhyl Dauti, Nënkyetar – PDSH Zeqirija Ibrahimi, Nënkryetar – Lëvizja “Besa” Agon Ferati, Nënkryetar – Lëvizja për Reforma –PDSH. Debati i nënkrzetarëve realizohet pasi jo të gjithë krerët e partive kanë pranuan debat të përbashkët. Ky debat, deri tani do të jetë i vetmi në nivel partie dhe me profilin më të lartë të mundshëm partiak. Nga përshtypjet e para pas regjistrimit të programit, thuhet se atmosfera mes zrtarëve të lartë politik ka qenë “e qetë” si para ashtu edhe pas debatit. Por nga video promovuese e programit duket se ka pasur përplot përplasje argumentash. Rashidi vjen me Programin e ri 200, pas atij të javës tjetër, i cili ishte i vetmi që uli në një tavolinë VMRO DPMNE-së dhe LSDM-në.