Gazetari saudit për Aleppon: “A keni nevojë për dru që të digjeni më mirë?!”

E gjithë bota u trondit nga zhvillimet e fundit në Aleppo, por nuk ka ndodhur e njëjta gjë me një gazetar nga Arabia Saudite.

Tarad Asmaree, drejtor i gazetës “ANHA’E” në profilin e tij zyrtarë në “Twitter” ka postuar një postim, duke i lejuar vetes që të tallet me civilët dhe të vdekurit:

“Alepo po digjet, a keni nevojë për dru”, ka shkruar ai duke thënë që “le të digjeni më mirë”.

Një deklaratë e tillë ka ngjallur zemërim në mbarë vendet arabe, me përjashtim të Arabisë Saudite e cila ende nuk ka reaguar.