Gazetat që bëhen bimë

Edhe njëherë Japonia ka treguar që është një vend i avancuar. Shpikja e fundit konsiston në gazetën e përbërë nga letër të riciklueshme dhe bimore, të ciln mund ta mbillni pasi ta keni lexuar, – dhe do të lulëzojë. E përditshmja quhet “Green Newspaper” (gazeta jeshile) e krijuar nga botuesi i të famshmes “The Mainichini Shimbunsha”.

Letra që mund të mbillet në fakt nuk është lajm i ri pasi ka qëndruar në treg për disa vite dhe është një përzierje e letrës së riciklueshme, ujit dhe luleve të vogla ose farave të bimëve, e nëse e ujisni për disa javë papritur do të keni bimë e lule.

Idea është konceptuar nga Dentsu Inc, një nga agjencitë më të mëdha të reklamimit në Japoni, që bashkëpunon me “The Mainichi”.

Angazhimi ndaj mbrotjes së mbjedisit tanimë njihet falë fushatës së fundit për donacionet e ujit për popullatat që vuanin nga etja.

“Mainichini nuk ndërvepro vetëm përmes informacionit, por gjtihashtu edhe duke zgjidhur çështje globale”, shkruan gazeta.

E përditshmja miqësore me mjedisin ka patur sukses të madh, me një qarkullim mbi katër milion kopje në ditë në vend, dhe të ardhurat shkojnë rreth 80 milionë yen, të barazvlefshme me 700 mijë dollarë.

green-newspaper-4green-newspaper-2-1