Gazi lotsjellës në Kosovë, ndër momentet e paharruara të 2016-ës, sipas mediave të huaja (Foto)

Viti 2016 ka qenë një vit me plot momente të paharruara.

Momentet e paharruar kanë filluar nga gazi në Parlamentin e Kosovës e deri te zgjedhja e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, transmeton Koha.net.

“Mashable” ka zgjedhur disa momente të paharruara të vitit që po e lëmë pas, përmes fotografive në vijim.

Hillary Clinton duke folur në workshopin e simpoziumit të Agjendës së Grave me Ngjyrë, 16 shtator 2016

Presidenti Barack Obama shtrëngon duart me presidentin e zgjedhur Donald Trump në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë në Washington, 10 nëntor 2016

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron, duke folur për herë të fundit para mediave si kryeministër pasi që Britania votoi për të dalë nga Bashkimi Europian, 13 korrik 2016

Policia e Kosovës me maska kundër gazit lotsjellës duke inspektuar Parlamentin e Kosovës, pasi që gazin lotsjellës e ka lëshuar opozita, duke ndërprerë kështu seancën e parë parlamentare të vitit, më 19 shkurt 2016

Emigrantët, shumica nga Eritrea, duke u hedhur në ujë nga një anije prej druri e mbushur me njerëz ndërsa ishin duke u ndihmuar nga anëtarët e OJQ-ve gjatë një operacioni të shpëtimit në Detin Mesdhe, 29 gusht 2016

Një grua e plagosur duke shikuar një tjetër grua teksa flet në telefon pas dy shpërthimeve në Bruksel, një në aeroport dhe një tjetër në një stacion treni, 22 mars 2016

Vullnetarët sirianë të mbrojtjes civile, të njohur si Helmetat e Bardha, duke evakuuar një viktimë nga rrënojat e një ndërtese pas sulmeve ajrore në Aleppo, 20 nëntor 2016

Ustain Bolt, nga Xhamajka, duke buzëqeshur teksa garon në gjysmëfinalen e vrapimit në 100 metra në Lojërat Olimpike “Rio 2016”, 14 gusht 2016

Njerëzit e mbledhur duke bërë homazhe pranë muralit të këngëtarit të njohur britanik, David Bowie, 11 janar 2016

Ekrani i një telefoni duke reflektuar në syzet e një fanseje ndërsa ajo po luan lojën e famshme “Pokemon Go”, 25 korrik 2016