Genta pëlqen flirtet, jo lidhjet serioze

Që nga ndarja me Milot Binakaj, Genta Ismajli nuk ka filluar një lidhje serioze

Duket se ndarja me Milotin e Genta Ismajlit ka lënë gjurmë në jetën e saj dhe thjesht këngëtarës nuk ja ka ëndja që të krijoi ndonjë lidhje serioze, shkruan GazetaExpress.

Megjithatë, në disa emisione kur është pyetur për raportet e saj me meshkuj, Genta nuk ka hezituar të tregojë se ajo është aktive në lidhje me meshkuj.

Shpesh këngëtarja është parë duke bërë “flirte” me meshkuj nëpër diskoteka por që këto asnjëherë nuk kanë dalë të jenë lidhje serioze.

Tani Genta duket se po vazhdon të shijojë këto lidhje të shkurta me meshkuj, por kur është puna të lidhjet e saj serioze ajo heziton paksa.

Pritet që Genta shumë shpejt të del edhe me ndonjë risi në sferën e saj profesionale, në të cilën ajo është më shumë e koncentruar.