George Soros përballet me padi 10 miliardë Dollarë për përdorimin e ndikimit politik

 

 

Një padi 10 miliardë dollarë kundër George Soros sjell akuza kundrejt të vetëquajturit humanitar në ndërhyrjen e politikës së një vendi të varfër afrikan, me qëllim që të gjejë zgjidhje, një akuzë që kritikët e miliarderit thonë se reflekton mënyrën e tij të të vepruarit për një kohë të gjatë.

Investitori 86-vjeçar, i cili kontrollon një rrjet të organizatave jofitimprurëse ndërkombëtare përveç perandorisë së tij të madhe financiare, përdori pushtetin e tij me qeverinë e Guinesë për të ngrirë veprimtarinë e kompanisë izraelite ”BSG Resources” nga kontratat e minierave fitimprurëse të hekurit, përmban padia e paraqitur nga kompania ”BSG Resources” muajin e kaluar në Gjykatën Federale të Nju Jorkut .

Një zëdhënës i Sorosit, i cili rregullisht mbështet qeveritë e reja demokratike në Evropën Lindore dhe Afrikë, tha se filantropisti ka një interes të përjetshëm për të ndihmuar vendet e varfëra dhe vetëm mbështeti një hetim të BSG-së pas shqetësimeve të korrupsionit.

Cilido qoftë rezultati përfundimtar në rastin aktual, nuk është hera e parë që Sorosi është akuzuar për mbjelljen e trazirave politike për të avancuar një axhendë personale. Kritikët në mbarë botën, duke përfshirë SHBA-të dhe atdheun e Sorosit Hungarinë, thonë se financieri liberal shpesh maskohet si një humanitar ndërsa manipulon peizazhin politik.

Në Shtetet e Bashkuara, Soros ka shpenzuar shumë në politikë nga garat e avokatëve të distriktit lokal në fushatat presidenciale. Ndërsa qëllimet e tij të deklaruara kanë përfshirë riorganizimin e sistemit të drejtësisë, arritjen e barazisë së të ardhurave, ballafaqimin me ndryshimet klimatike dhe luftën kundër racizmit, thonë kritikët dhe se ai ka përdorur paratë e tij për të blerë ndikimin e madh brenda Partisë Demokratike.

Sorosi është akuzuar gjithashtu për përdorimin e fondacionit të Shoqërisë së Hapur dhe lidhjeve diplomatike të SHBA-ve për  të ndërhyrë në qeverinë e Maqedonisë, sipas senatorit Mike Lee.

Në vitin 2002, Sorosi u dënua në Francë për tregtinë e brendshme për blerjen e aksioneve në kompanitë e zotëruara më parë nga qeveria, duke përfshirë bankën ”Société Générale”, bazuar në informacione konfidenciale.

Në rastin aktual, BSG-ja kontrollohet nga armiku i Soros-it, miliarderi Beny Steinmetz, i cili akuzon Sorosin dhe organizatat e tij jofitimprurëse për orkestrimin e një hetimi për rryshfet për të manipuluar administratën e presidentit Alpha Conde për të hequr BSGR-në nga kontratat minerare.

Steinmetz pretendon se Sorosi ishte i motivuar nga armiqësia ndaj Izraelit dhe një grindje 20-vjeçare kundër Steinmetzit, lidhur me një biznes në Rusi dhe armiqësinë e tij të pretenduar ndaj Izraelit.

“Për Sorosin, suksesi i Steinmetz, si dhe promovimi i tij aktiv dhe i zjarrtë i jetës izraelite, biznesit dhe kulturës janë anatema”, tha BSGR në ankesë. “Sorosi është gjithashtu i njohur për qëndrimin e tij të gjatë në drejtim të shtetit të Izraelit”.

BSG -së iu hoqën hoq  të drejtat e saj minerare kur nuk pranoi të paguante qindra miliona dollarë për të mbajtur licencën e saj minerare, sipas padisë, e cila më tej pohon se Sorosi i ka kërkuar Departamentit të Drejtësisë së Obamës për të hetuar BSG-në.

Sorosi i ka mohuar të gjitha akuzat. Një zëdhënës i Sorosit, i  tha ”Fox News” se BSG-ja po përpiqet të devijojë vëmendjen nga çështjet e veta ligjore.

BSG-ja shpreson që ta bëjë ndikimin e Sorosit në qeverinë e SHBA-ve, dhe veçanërisht në administratën Obama, një pjesë kyçe të rastit të saj. Pasi hetimi i mbështetur nga Sorosi pohoi se ka evidencë për ryshfet ndaj BSG-së, Departamenti Amerikan i Drejtësisë mblodhi një juri të madhe për të shqyrtuar rastin. Kritikët thonë se është një shembull i Sorosit duke përdorur ndikimin e tij politik për të çuar përpara qëllimet e tij.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit nuk pranoi të konfirmonte ose mohonte nëse BSG-ja po hetohej si pjesë e një çështjeje penale, por konfirmoi se ka gjetur juridiksion në të kaluarën për të hetuar ryshfetin në industrinë minerare fitimprurëse të Guineas në rastet që nuk përfshijnë as BSG-në as Sorosin.

Prokurori për ”BSG Resources” Louis Solomon tha për ”Fox News” se shpresojnë të fillojnë procedimet gjyqësore në korrik në qytetin e New York-ut.