Georgievski: Platforma shqiptare do të thotë federatë

Ish kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE, Ljupço Georgievski vlerëson se platforma shqiptare përfaqëson nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit. Sipas tij kërkesa e shqiptarëve që të jenë popull konstituiv do të thotë federatë e shtetit.

“Aty ka një kërkesë e cila shumë pak është trajtuar nga publiku maqedonas, kërkesa e popullit shqiptarë që të jenë popull konstituiv dhe më pas sqarojnë që nuk është kërkesë për federatë. Nëse shtohet dygjuhësia, kjo de fakto është federatë”, deklaroi Georgievski.