Gjarpri i ngec në llapën e veshit (FOTO)

Gjarpri i ngec në llapën e veshit (FOTO)

Një grua amerikane, ka arritur që të “fusë” gjarprin në llapën e veshit të saj.

Ashley Glawe

ka postuar një fotografi ku shihej në spital dhe me një gjarpër të ngecur në vesh!, transmeton Klan Kosova.“Deri tani ky është momenti më i çmendur i jetës time. Kam ardhur në spital pasi gjarpri vendosi të ngec në veshin tim”, shkruante ajo poshtë fotografisë ku shihej gjarpri që kishte mbetur në llapë të veshit të saj.

Ajo më pas ka treguar që ka shpëtuar të dy mirë pasi edhe gjarpri që ajo e mbante në shtëpi, Balll Python, nuk ka pësuar ndonjë lëndim.