Gjëja e pare qe duhet te beni ne vitin 2017

Këtë vit një studim i ri ka treguar se stresi në vendin e punës për britanikët ka arritur shifra rekord. Niveli jonë i stresit rritet dita-ditës dhe na sjell shqetësime duke filluar që nga shëndeti jonë e deri tek marrëdhëniet tona me të tjerët.

Zgjidhja për ta hequr stresin nga vetja është aktiviteti i hedhjes së gjërave të panevojshme. Ato shkaktojnë një efekt psikologjik të dëmshëm tek ne duke sjellë pas kujtimet e dhimbshme.

Sipas psikologut Sherrie Bourg Carter, grumbullimi gjërave të panevojshme e mbush mendjen tonë me stimuj të panevojshëm, duke u shkaktuar ndjesive tona të stresohen.

Në këtë mënyrë ju do të jeni të aftë të hiqni qafe shumë gjëra duke filluar nga orenditë e kuzhinës e deri tek dhoma juaj e gjumit. Këtë gjë mund ta zbatoni edhe tek llogaritë tuaja në rrjetet sociale.

Shumë prej nesh fiksohen në miqësitë e vjetra që nuk sjellin më asnjë ndjesi në jetët tona. Jeta është shumë e shkurtër për t’u fiksuar tek miqtë që ju mërzisin.

Nëse në rrjetet tuaja sociale keni persona që me postet e tyre ju bëjnë të ndiheni keq, atëherë thjesht shtypni butonin “Unfriend”.

Duke i vënë rregull jetës suaj do jeni më të shëndetshëm, do flini më shumë gjumë dhe do jeni më të fokusuar në punë. Kjo është mënyra më e mbarë për ta filluar vitin e ri 2017.