GJENDEN AUDIO-KASETAT TË HUMBURA TË BOB MARLEY PAS 40 VJETËSH

Është gjetur një audio kasetë e regjistruara me këngë të këngëtarit të muzikës rege, Bob Marley, pas 40 vitesh në një bodrum të një hoteli në Londër.

13 kaseta të mbështjellura u zbuluan në një kuti kartoni në një hotel në Kensal Rise, në veri-perëndim të Londrës, në banesën ku Bob Marley dhe bashkëpunëtori i tij, Wailers qëndruan gjatë turneut të tyre evropiane në mesin e viteve 1970, shkruan “The Guardian”.

Kasetat e njohur si të “mjeshtreve të humbura” ishin dëmtuar kryesisht nga lagështia. Mirëpo pas më shumë se 12 muaj punë dhe përpjekje duke përdorur teknikat më të fundit audio kasetat janë restauruar.

Kasetat janë regjistrimet origjinale të koncerteve të Bob Marley në Londër dhe Paris në vitet 1974 dhe 1978, duke përfshirë disa nga këngët e tij të famshme që lanë gjurmë si “No Woman No Cry”, “Jammin”, “Eksodi” dhe “I Shot Sherif”.