Gjenden të vdekur në banesë 54-vjeçari italian dhe një vajzë shqiptare

Një burrë 54 vjeç është gjetur i vdekur, ndërsa një vajzë 25 vjeçe shqiptare është në gjendje të rëndë në spital. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në Ravena, Itali, ku policia i gjetur të dy të shtrirë në banesën ku qëndronin në rrugën Trieste.

Sipas policisë, 54-vjeçari i vdekur, është një italian nga Pulia, ndërsa vajza është shqiptare, por nuk kanë dhënë emrat e tyre.

Pista e parë e hetimit është ajo e intoksikimit me drogë, pasi sipas policisë janë gjetur prova në vendin e ngjarjes.

Alarmin e ka dhënë rreth orës 16:00 të pasdites së sotme, një grua fqinje e të dyve. Ajo ka treguar se kishte marrë policinë në telefon pasi i kishte parë të shtrirë të dy për orë të tëra në të njëjtin pozicion.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe zjarrfikësit që kanë shkatërruar derën e apartamentit për të hyrë brenda mjekët dhe policia, e cila ka nisur hetimet.