Gjendet i vdekur eksperti i ufo-ve

Max Spiers, ekspert i UFO-ve dhe fenomeneve paranormale, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij disa ditë përpara se të dilte në një konferencë për media në Poloni, ku do të fliste rreth zbulimit të tij më të fundit.

Pas autopsisë, autoritetet polake thanë se 39-vjeçari kishte vdekur për shkaqe natyrale. Por familja e tij dhe miqtë hedhin dyshime të forta se Spiers është vrarë.

Përveç mesazhit që 39-vjeçari i kishte dërguar nënës së tij disa ditë përpara se të gjendej i vdekur, ku i shkruante “djali tënd është në telashe, nëse më ndodh gjë iheto”, dëshmia e të fejuarës së tij e bën edhe më të frikshme ngjarjen.

E fejuara e tij tha se Spiers pritej të zbulonte diçka të madhe për një grup njerëzish që merren me magjinë e zezë.

Sipas saj grupi i zbuluar prej tij përbëhej nga politikanë të fuqishëm dhe njerëz të famshëm, ndërsa besohet se është organizatë sekrete ndërkombëtare.

Spiers kishte marrë disa mesazhe kërcënuese gjatë punës së tij, por nuk ishte shqetësuar, ndërsa e fejuara tha se mesazhet e fundit kërcënuese që ai kishte marrë ishin tepër serioze. Trupi i tij është dërguar në Britaninë e madhe ku pas nënshtrimit të një autopsie të dytë, paraprakisht mjekët kanë rrëzuar autopsinë polake si “jopërfundimtare”