Gjendet një mashkull i vdekur në një dhomë hoteli në Gostivar

Një mashkull i moshës prej rreth 60 vjeç, mëngjesin e sotëm është gjetur i vdekur në një dhomë hoteli në Gostivar. Nga analizat fillestare nga ekspertiza, në trupin e tij nuk ka pasur gjurmë të dhunës.

Bëhet fjalë për person i cili kishte prejardhje nga ndonjë fshat të Gostivarit, ndërsa një periudhë më të gjatë ka jetuar dhe punuar jashtë shtetit. Para disa ditëve në Gostivar ka ardhur për vizitë tek familjarët dhe ka qëndrua në hotel.

Gjatë gjetjes së trupit në dhomën e hotelit, rasti është denoncuar në stacionin policor. Ekip i ekspertëve të SPB Tetovë së bashku me prokurorin publik po kryejnë ekspertizë në vendin e ngjarjes.

Hollësi rreth incidentit të viktimës dhe arsyet për vdekjen do të bëhen të ditura pasi prokurori publik nga prokuroria publike e Gostivarit do të përfundojë me ekspertizën