Gjendja aktuale në edukimin parashkollor dhe arsimi, si dhe prioritetet e strategjisë së re gjithpërfshirëse në arsim

Sot në EU Info Qendrën, Ministri i Arsimit dhe Shkencës z.Pishtar Lutfiu mori pjesë në konferencën me temë “Gjendja aktuale në edukimin parashkollor dhe arsim, si dhe prioritetet e strategjisë së re gjithpërfshirëse në arsim”.
Në këtë konferencë, Lutfiu u shpreh se Ministria e Arsimit dhe Shkencës është përfshirë në proceset e avancimit të kushteve për mësim dhe zhvillim të hershëm të të gjithë fëmijëve.
“Personalisht unë besoj se arsimi parashkollor dhe të ofruarit e një mjedisi inkurajues për popullatën më të re janë mënyrë për të përforcuar kohezionin social dhe për të kontribuar ndaj një shoqërie sa më konkurruese të bazuar në dije. “- theksoi Lutfiu.
Ministri Lutfiu mes tjerash potencoi se vitet e ardhshme do të jenë të plotësuara me aktivitete që kanë për qëllim për të arritur prioritetet dhe rezultatet e pritura të parashikuara në Strategjinë gjithëpërfshirëse në arsim gjatë periudhës 2017-2020, si:
Përmirësimi i përmbajtjes, kushtet për mësim dhe cilësia në realizimin e arsimit parashkollor.
Rritja e përfshirjes së fëmijëve dhe përmirësimi i inkluzivitetit në arsimin parashkollor
Përmirësimi i kapaciteteve të resurseve njerëzore në institucionet parashkollore
Përmirësimi i legjislacionit, organizimit dhe menaxhimit me arsimin parashkollor si dhe përforcimin e bashkëpunimit.
“Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale me mbështetjen e Bashkimit Evropian do të vazhdojnë të investojnë në avancimin e mëtutjeshëm të sistemit arsimor dhe mbrojtjen sociale të qytetarëve në kuadër të perspektivës financiare të IPA 2. Për periudhën e ardhshme fokusi është vendosur në aktivitetet për avancimin e kapaciteteve institucionale për zbatimin e reformave të qëndrueshme sektoriale pastaj për përforcimin e sistemit për arsim dhe trajnim, promovimin dhe zhvillimin e shkathtësive, punësimi dhe kushtet e punës si dhe mbrojtja sociale, inkluzivitet social dhe pjesëmarrja e barabartë në tregun e punës dhe në shoqëri” – përfundoi Lutfiu.