Gjenerali amerikan shpreh gatishmëri për ndihmë FSK-së

Komandanti i FSK-së e njoftoi gjeneralin Shchvarc, me zhvillimin dhe të arriturat e FSK-së, ndërkohë që i paraqiti atij nevojën që Komanda Amerikane për Operacione Speciale në Evropë, ta mbështes FSK-së në zhvillimin dhe avancimin e kapaciteteve aktuale të FSK-së.

Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës(FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama ka pritur shefin e Komandës amerikane për operacione speciale në Evropë, Mark Shchwartz.

Me këtë rast Rama e  njoftoi gjeneralin Shchwarc, me zhvillimin dhe të arriturat e FSK-së, operacionet, trajnimet, shkollimet si dhe përgatitjet që janë bërë dhe po bëhen në transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës.  Gjithashtu, Rama i paraqiti gjeneralit amerikan nevojën që Komanda Amerikane për Operacione Speciale në Evropë, ta mbështes FSK-së në zhvillimin dhe avancimin e kapaciteteve aktuale të FSK-së e gjithashtu edhe të kapaciteteve të mbrojtjes për Forcën e Armatosur të Kosovës.