Gjeorgjisë i liberalizohen vizat

Parlamenti Europian ka aprovuar propozimin për liberalizimin e vizave për Gjeorgjinë, duke u mundësuar kështu udhëtim pa viza qytetarëve të vendit të vogël ish-sovjetik, njofton Klan Kosova.

Heqja e vizave për Gjeorgjinë është mundësuar me një mekanizëm ligjor që përcakton tërheqje përsëri në gjendje të mëparshme nëse thyhen rregullat ose ndodhë diçka e tillë nga ana e Gjeorgjisë.

Parlamenti Europian e votojë me 553 vota pro, 66 kundër dhe 28 abstenime.

Udhëtimet pa viza pritet të futet në aplikim kah fundi i marsit pas aprovimit edhe të Këshillit Europian.

Kryeministri i vendit, Giorgi Kvirikashvili, ka thënë se kjo është një ditë historike dhe ka falenderuar institucionet e Bashkimit Europian.