Gjërat që nuk i keni dëgjuar asnjëherë për reçipetat

 

Pasi është një nga veshjet e brendshme pak më problematike se mbathjet, zgjedhja e tyre nuk është gjithmonë e lehtë.

Jemi përpjekur të përmbledhim disa këshilla për reçipetat  që duhet t’i dini:

1. Reçipetat duhet të lahen shpesh, pas çdo 2-3 përdorimesh.

2. Nuk duhet të vishni të njëjtat palë për dy ditë me radhë.

3. Duhet të përdorni patjetër reçipeta sportive, kur stërviteni.

4. Në përgjithësi, reçipetat duhet të qëndrojnë shumë mirë.

5. Reçipetat e duhura nuk duhet të të shkaktojnë bezdi në trup.

6. Nuk duhet të qëndrojnë as të lira e as të ngushta.

7. Reçipetat mund të ndikojnë në tretjen e ushqimit, nëse janë të gabuarat. Të gjitha mbaresat nervore përfundojnë në shpinë dhe shkaktojnë vështirësi në tretje.

8. Nuk ka asnjë provë shkencore që të flesh me reçipeta dëmton shëndetin apo, më keq akoma, shkakton kancer.

9. Të flesh me reçipeta nuk ndikon në mbajtjen mirë të gjoksit.

10. Të flesh me reçipeta mund të ndikojë në parandalimin e smaljaturave.

11. Nëse fle me reçipeta, mos përdor asnjëherë ato sintetiket.

12. Gjoksi ndryshon pas lindjes, stërvitjes apo një kohe të gjatë. Pas këtyre periudhave përpiqu të ri-gjesh reçipetat e duhura.