Gjërat që shkenca nuk mund t’i shpjegojë: Si funksionojnë magnetët?

Sigurisht që gjendet shpesh në pajisjet elektroshtëpiake, por kjo nuk do të thotë që magnetët janë të thjeshtë për t’u kuptuar. Ndërsa fizikantët kanë njëfarë ideje mbi atë se si funksionojnë magnetët, fenomenet që fshihen pas magnetizmit vazhdojnë t’i shpëtojnë shpjegimit shkencor. Magnezitimi në shkallë të gjerë, është pasojë e fushave magnetike që natyrisht rrezatojnë nga grimcat e ngarkuara elektrikisht të cilat përbëjnë atomet, thotë Xhërl Uoker, profesor i fizikës në Universitetin Shtetëror të Klivlendit në SHBA dhe bashkautor i librit “Bazat e fizikës” (2007) .

Fushat më të zakonshme magnetike, vijnë nga grimcat e ngarkuara negativisht të quajtura elektrone. Normalisht, në çdo mostër të materies, fushat magnetike të elektroneve shkojnë në drejtime të ndryshme, duke neutralizuar njëra-tjetrën. Por, kur fushat rreshtohen të gjitha në të njëjtin drejtim, si tek metalet magnetike, një objekt gjeneron një fushë të lehtë magnetike”- tha Uoker për “Live Science” në vitin 2010.

Çdo elektron gjeneron një fushë magnetike, por ato gjenerojnë një fushë të lehtë magnetike kur janë në një vijë. Përndryshe, elektronet në trupin e njeriut do të ngjiteshin pas frigoriferit sa herë që do të kalonim aty pranë, shton shkencëtari. Kohët e fundit, fizika ka dy shpjegime se pse fusha magnetike reshtohet në të njëjtin drejtim:një teori në shkallës të gjerë nga fizika klasike, dhe një teori në shkallë të vogël e quajtur mekanika kuantike.

Sipas teorisë klasike, fushat magnetike janë re energjitike përreth grimcave magnetike, të cilat tërheqin ose shtyjnë objekte të tjera magnetike. Por në këndvështrimin e mekanikës kuantike, elektronet lëshojnë grimca virtuale të pargjumueshme, të cilat u tregojnë objekte të tjera të zhvendosen larg ose afrohen, shprehet Uoker. Edhe pse këto dy teori i ndihmojnë shkencëtarët të kuptojnë si sillen magnetet në thuajse çdo rrethanë, dy aspekte të rëndësishme të magnetizmit mbeten të pashpjegueshme:pse magnetët kanë gjithmonë një pol veri dhe jug, dhe pse grimcat emetojnë së pari fushat magnetike.

“Ne thjesht vëmë re se kur lëvizim një grimcë të ngarkuar, ajo krijon një fushë magnetike dhe dy pole. Nuk e dimë realisht pse ndodh kjo. Është vetëm një tipar i universit, dhe shpjegimet matematikore janë thjesht përpjekje për të depërtuar përmes “detyrave të shtëpisë” të natyrës dhe marrë një përgjigje”- thekson Uoker./bota.al/