Gjermani, 6 adoleshentë gjenden të vdekur në një shtëpi

Të paktën 6 trupa adoleshentësh janë gjetur të pajetë këtë të dielë në një kopsht në Arnstein. Të rinjtë 5 djem dhe një vajzë të moshës 18 dhe 19 bëhet me dije se kishin organizuar një festë në shtëpizën në periferi. Autoritet konfirmojnë se ende nuk dihen shkaqet e vërteta të kësaj ngjarjeje, por nuk ka shenja se ata janë dhunuar.

Ishte pikërisht babai i dy prej të rinjve që gjeti trupat e pajetë. Ai ishte shqetësuar pasi nuk kishte asnjë lajm për ta por kur mbërriti në vendngjarje ishte shumë vonë.

Vendi ku u gjetën trupat ndodhet në periferi të qytetit dhe zona është e mbuluar me dëborë. Autoritet janë duke hetuar nëse të rinjtë janë asfiksuar  pas përdorimit të sobës me dru zjarri, por hetimet janë të hapura edhe për ndonjë krim të mundshëm.

Situata është e paqartë, nuk duam të bëjmë spekulime” u shpreh zëdhënësi i policisë Schmitt. Hetimet po vijojnë ndërsa priten edhe rezultatet e mjekësisë ligjore që mund të ndihmojë për të kuptuar shkakun e vdekjes së të rinjtë.