Gjermani – Arrestohen dy kosovarë, dyshohet se kishin planifikuar sulme terroriste

Policia gjermane thotë se ka arrestuar dy vëllezër nga Kosova pasi dyshohet se kishin planifikuar një sulm në një qendër tregtare në qytetin Oberhausen pranë kufirit holandez.

BBC duke iu referuar policisë gjermane raporton se dy vëllezërit e lindur në Kosovës 31 dhe 38 vjeç u arrestuan mëngjesin e të premtes në Duisburg dhe se sulmi kishte për qëllim qendrën tregtare Centro.

Në deklaratën e policisë gjermane thuhet se zyrtarët të veshur me rroba civile ishin dërguar për të patrulluar në qendrën tregtare pas informacioneve që kishin marrë nga Shërbimet e Ineligjencës.

Nuk dihet ende sa të avancuara ishin përgatitjet për sulmin, apo nëse persona të tjerë kanë qenë të përfshirë në sulm, thuhet ndër të tjera në deklaratën e policisë, citon BBC.

Gjermania është në gatishmëri të lartë që prej sulmit të së hënës në tregun e Krishtlindjeve në Berlin, ku mbetën  të vdekur 12 persona.

Ndërkohë që për këtë sulm është në kërkim Anis Amri, tunizian i cili dyshohet se drejtonte kamionin që sulmoi tregun e Krishtlindjeve.