Gjermani, banesa me 13 shqiptarë shkrumbohet nga zjarri

Një shtëpi e vjet në qytetin Esens të Gjermanisë u shkrumbua nga flakët të hënën në mëngjes.

Banesa kishte 13 persona brenda, përfshirë edhe 8 fëmijë, ndërsa numri gjithsej i familjes është 17 anëtarë. Ata kanë pësuar lëndime të lehta dhe pas mjekimit në spital, e kanë lënë atë.

Policia po heton rastin dhe dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të pakujdesisë. Hetimi i policisë i zbuluar të enjten pasdite, ka bërë me dije se zjarri ka rënë në dhomën e ndenjjes së ndërtesës.

Zjarri është pikasur rreth orës 04:00 të mëngjesit nga një 51 vjeçar, i cili ka lajmëruar zjarrfikëset si dhe ka ngritur familjarët e tij nga gjumi, duke i shpëtuar ata mrekullisht.

Policia nuk ka gjetur prova të ndonjë defekti teknik si shkak i zjarrit, ndërsa është konsideruar si zjarrvënie nga pakujdesia.

Banorët nuk mund të kthehet, pasi ndërtesa është shkrumbuar plotësisht duke u bërë e pabanueshme.

Banorët e zonës kanë vënë në dispozicion të shqiptarëve nga Kosova banesat e tyre. Kosovarët jetojnë prej vitesh në Gjermani .

674c1b036ec2477329d1b52f534ccb27

Banesa e djegur

feuer3264_v-contentgross