Gjermani, BMW-ja tërheq një milion makina

Prodhuesi gjerman i makinave BMW njoftoi sot tërheqjen e rreth një milion makinave në Amerikën e Veriut, për të shmangur një rrezik zjarri, pa përjashtuar edhe prekjen e tregjeve të tjera.

“Operacioni i parë parashikon rreth 700 000 modele seria 3 të prodhuara në vitet 2006-2011, për të parandaluar një rrezik të mbinxehjes së sistemit ajror të kondicionuar. Operacioni i dytë përfshin gjithashtu rreth 700 000 makina të pajisura me motorë me gjashtë cilindra, të serisë 3 dhe modele të tjera, të ekspozuara ndaj një problemi me valvulat që mund të shkaktojë shpërthim në raste ekstreme, një zjarr”, theksoi BMW në një komunikatë.

Pjesa më e madhe e rasteve janë përqendruar në SHBA, nga 15 000 në tregun kanadez.

Firma e Mynihut nuk përjashton që edhe tregje të tjera mund të preken nga tërhqja e makinave BMW për të njëjtat shkaqe.