Gjermania do të investojë më shumë se 200 milionë në makina me hidrogjen

Ministri gjerman i transporteve tha se gjermania do të investojë më shumë se 200 milion euro në teknologjinë e makinave me hidrogjen dhe në infrastrukturën e emetimeve zero për transportin publik. Sipas të përditshmes gjermane Die Welt, 209 milionët do të shpenzohen në studime kërkimi dhe zhvillimi, si dhe në ndërtimin e infrastrukturës së pikave të furnizimit me hidrogjen.
Shitjet e makinave të hidrogjenit deri tani kanë qenë të ngadalta prej mungesës së infrastrukturës së furnizimit dhe numrit të vogël të modeleve në shitje. Prodhuesit kanë kërkuar prej kohësh mbështetjen e qeverisë për rritjen e sensibilizimit për produktet e reja ambjentaliste.
“Me makinat elektrike dhe  drejtimin e ndërlidhur, revolucioni i lëvizjes është i gjithi para nesh”, tha ministri i transportit Alexander Dobrindt për Die Welt.