Gjermania i jep afat dyjavor Turqisë për bazën ajrore İncirlik

 

Qeveria gjermane i ka dhënë një afat dyjavor qeverisë turke që të lejojë deputetët e Bundestagut që të zhvillojnë një vizitë në bazën ajrore İncirlik, që ndodhet në provincën jugore të Adanasë, raporton gazetar “Der Spiegel”.

Më 15 maj, Turqia hodhi poshtë kërkesat e ligjvënësve gjermanë për të vizituar bazën me arsyetimin se Berlini u kishte dhënë azil ish-oficerëve turq të akuzuar nga Ankaraja si pjesëmarrës në grushtin e shtetit të dështuar të korrikut të vitit 2016.

Duke cituar zyrtarë nga Zyra e Jashtme Federale (AA) dhe qendra e mbrojtjes gjermane, gazeta gjermane raporton se do të zhvillohen dy javë bisedime me Ankaranë dhe më pas do të merret një vendim nëse do të tërhiqen trupat gjermane nga baza.

Gjermania po shqyrton si mundësinë Jordaninë për vendosjen e bazës ushtarake, e cila shoqërohet me një paketë miliona eurosh investime.

Megjithatë, askush nuk ka dyshime se bisedimet midis dy vendeve mund të kenë rezultat dhe mund të përfundojnë në një zgjidhje të çështjes.