Gjermania kërkon 46.000 punëtorë

Nëse ke menduar të shkosh në Gjermani, duhet të kesh më parë një zanat, ndryshe nuk mund të pranohesh.

Pasi të keni një zanat, atëherë mund të paraqiteni në zyrat e punës në Shqipëri nga mund të orientoheni për të përfituar një vizë pune në shtetin gjerman.

Aktualisht, ky shtet kërkon 46 mijë persona për të përmbushur nevojat e vendit për disa profesione të caktuara, të cilat gjermanët nuk i preferojnë.

Sigurisht, jo të gjithë ata që kërkon Gjermania duhet të jenë nga Shqipëria. Ministria e Mirëqenies Socialiste në mbështetje nga programi gjerman GIZ ka filluar punën në disa sportele kryesore të zyrave të punës në vendin tonë.

Megjithatë, kërkesat nuk janë të mëdha për shkak se të rinjtë shqiptarë nuk kanë një zanat. Infermierët dhe mjekët janë të parët në listë që pranohen në Gjermani.

Aktualisht, plot 460 infermierë shqiptarë janë punësuar në këtë vend deri më tani dhe listës i shtohet numri nga viti në vit.