Gjermania paralajmëron: Arabia Saudite po përhap vehabizmin në Kosovë

Qeveria gjermane ka tërhequr vërejtjen se grupet misionare nga Arabia Saudite po përhapin vehabizmin ultra-konservator në Kosovë.

Siç thuhet në përgjigjen e qeverisë gjermane në pyetjen e deputetes të së majtës opozitare, Sevim Dagdelen, në të cilën gazeta “Welt” ka pasur qasje, është i dukshëm “angazhim në vazhdim i financuesve arabë – individëve, organizatave joqeveritare, si dhe institucioneve shtetërore dhe gjysmë-shtetërore në Bashkësinë Islame të Kosovës”.

Dagdelen ka tërhequr vërejtjen se “para syve të KFOR-it Kosova është shndërruar në qendër të terrorizmit islamik në rajon”.

Nga qeveria gjermane është kërkuar që të mos “zbukurohet situata në Kosovë dhe publiku të mos mbahet në padijeni lidhur me shifrat konkrete kur është në fjalë rekrutimi për rrjetet terroriste islame, siç janë Shteti Islam dhe organizatat e tjera”, transmeton Welt.