Gjermania sot me President të ri, Steinmeier favorit

Asambleja Parlamentare e Gjermanisë sot zgjedh Presidentin e ri të këtij vendi. Mediat në Berlin kanë raportuar se favorit i madh për t’u zgjedhur President është Frank-Walter Steinmeier, ish-Ministër i Jashtëm i respektuar, i cili kishte kritikuar ashpër Donald Trump, gjatë fushatës presidenciale amerikane, në vitin 2016.

Asambleja Parlamentare e Gjermanisë sot zgjedh Presidentin e ri të këtij vendi.

Korrespondentët në Berlin kanë raportuar se favorit i madh për t’u zgjedhur President është Frank-Walter Steinmeier, ish-Ministër i Jashtëm i respektuar, i cili ashpër e kishte kritikuar Donald Trump, gjatë fushatës presidenciale amerikane, në vitin 2016.

Socialdemokrati Steinmeier, 61 vjeçar, është paraqitur si kandidat i qeverisë, pasi kancelarja gjermane, Angela Merkel, nuk ishte në gjendje ta gjej një kandidat nga partia e saj, që ishte i gatshëm të garoj për këtë post.

Partia Social Demokrate, e krahut të qendrës së majtë, është partnere në qeverinë e bllokut konservator Union të kancelares Merkel.

Presidenti i Gjermanisë ka pak fuqi ekzekutive, por konsiderohet një autoritet i rëndësishëm moral.

Presidenti i deritashëm, Jaoachim Gauck, 77 vjeçar, ka refuzuar të kandidohet për mandatin e dytë pesëvjeçar, për shkak të moshës së tij.