Gjethja e shegës, 6 sëmundjet që mund të kuroni me të

Shega është një prej frutave antioksidantë që e ndihmon shumë organizmin e njeriut. Por a e dinit që edhe gjethet e shegës bëjnë çudira për shëndetin tonë? Studimet kanë treguar që gjethet e shegës luajnë rol në tretje dhe trajtojnë një sërë infeksionesh dhe sëmundjesh.
Gjethet e shegës luajnë rol të rëndësishëm për të mbajtur peshën nën kontroll. Ato mund t’i konsumoni si çaj, në formë mushti apo lëng. Ndonëse gjethja ka vlera të shumta, potenciali i shegës është më i lartë kur përdoret e gjithë bima.
Shega ka më shumë vlera kundër kancerit se çaji jeshil apo vera e kuqe. Nëse dëshironi të merrni vlerat e plota të gjethes së shegës, duhet t’a kombinoni patjetër atë me frutin ose lëngun e tij.

1. Kundër kollës
Gjethet e shegës mund të trajtojnë kollën. Merrni gjethe të thata të shegës dhe ziejini në 2 gota ujë. Shtoni edhe piper të zi. Kullojeni dhe çajin konsumojeni tre herë në ditë.

2. Kundër dhimbjeve të barkut
Gjethet e shegës mund ta bëjnë më të lehtë dhimbjen e barkut. Mund të konsumoni çaj me gjethet e shegës dhe do të keni një tretje më të mirë dhe më pak dhimbje, gjithmonë në rastet kur nuk bëhet fjalë për ndonjë sëmundje të rëndë të stomakut.

3. Kundër dizanterisë
Nëse pini lëng shege dhe lëngun e gjetheve të tyre së bashku do të keni mundësinë të kapërceni infeksionet gastrointestinale. Gjethet e shegës mund të kurojnë dizanterinë falë përmbajtjes së substancave anti-bakteriale.

4. Kundër pagjumësisë
Gjethet e shegës mund të ndihmojnë kundër pagjumësisë. Merrni 3 gramë gjethe të lara dhe zjejini në dy gota ujë. Pas zierjes konsumoni gjysmën e lëngut para se të bëheni gati për në shtrat.

5. Kundër infeksioneve të syrit
Shpesh, gjethet e shegës mblidhen dhe përpunohen në formën e një paste apo mushti që përdoret për infeksione të vogla si anti-bakterial. Kjo pastë përdoret edhe për trajtimet e infeksioneve të syrit duke u vendosur në zonën e infektuar.

6. Kundër infeksioneve të gojës
Gjethja e shegës përdoret kundër plagëve të shkaktuara nga infeksionet e gojës, buzëve, apo gjuhës. Mjafton t’a shpëlani plagën me ujin e gjetheve të shegës.

7. Për simptomat e verdhëzës
Gjethet e shegës mund të lehtësojnë simptomat e verdhëzës. Përdorni 3 gram nga pluhuri i gjetheve të shegës duke e zierë në ujë, në formë çaji./shije/