Gjigantët europianë ofertë 65 milionë euro për Verrattin

 

Pas triumfit në Premier League, drejtues të Chelseas nuk kanë hequr dorë nga interesimi për mesfushorin e Paris Saint-Germainit, Marco Verratti.

Sipas burimeve ekskluzive të tabloidit britanik “The SUN”, Chelsea ka bërë një ofertë prej 55 milionë sterlinash (65 milionë euro) drejt PSG-së për mesfushorin italian

Gjithashtu ‘blutë londinezë’ i kanë ofruar Verrattit dyfishin e pagës që merr aktualisht (120 mijë sterlina).

Pavarësisht interesave, Verratti kohët e fundit është shprehur i qartë që dëshiron që të vazhdojë aventurën e tij në kryeqytetin francez.

Chelsea po përpiqet me dëshpërim për të bindur Marco Verratti që të bashkohet me Antonio Conten.