Gjiganti francez kërkon Januzajn

Adnan Januzaj mund të largohet nga Sunderlandi gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sulmuesi kosovar, Adnan Januzaj mund të bëhet me skuadër të re gjatë këtij afati kalimtar.

Sipas të përditshmes sportive franceze, L’Equipe, skuadra e Lyonit ka shfaqur interesim për Adnan Januzajn, përcjell Express.

Thuhet se gjiganti nga Ligue 1 do të tentoj që gjatë janarit ta blej reprezentuesin e Belgjikës nga Manchester United

Ish anëtari i ekipit belg, Anderlecht është në pronësi të ‘Djajve të Kuq’, por është i huazuar te skuadra e Sunderlandit.

KOMENTET TUAJA