Gjimnazistët australianë sfidojnë shqiptarin më të urryer në SHBA

Një grup nxënësish të shkollave të mesme në Australi kanë krijuar një ilaç jetë-shpëtues që konkurrojnë kompaninë farmaceutike të shqiptarit më të urryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Martin Shkreli.

Shqiptari rriti brenda natës ilaçin nga 13.50 dollarë në 750 dollarë. Por, tani gjimnazistët nga “Sydney Grammar”, kanë riprodhuar ilaçin Daraprim, i cili përdoret për të trajtuar një infeksion të rrallë dhe vdekje-prurës ndaj parazitëve.

Ata arritën të prodhojnë ilaçin në laboratorin e shkollës në mbështetje të Universitetit të Sidneit dhe anëtarëve të konsorciumit global “Open Source Malaries”.

Medikamenti përdoret për trajtimin e malaries dhe për parandalimin e infeksionit të toksplazmozës tek njerëzit e prekur me HIV.

2955

martin-shkreli

Martin Shkreli