Gjithçka varte nga Tearca, ja çka mund te ndodh

Pas miratimit të vendimit nga ana e Gjykatës Administrative për rivotim në vendvotimin numër 2011 në Tearcë, Portali TetovaSot bëri një analizë për ndikimin e mundshëm të votave që subjektet politike do të fitonin me 25 dhjetor 2016.

Në zgjedhjet e 11 dhjetorit 2016, subjektet politike ose koalicionet që garuan në zgjedhje, në këtë vendvotim morën vota si në tabelën më poshtë:

Nr Subjekti Politik Votav në vendvotimin 2011
1 VMRO 91
2 PDSH 64
3 BDI 53
4 LSDM 87
5 LRPDSH 25
6 BESA 65
7 Tjera 2
8 Të pavlefshme 17
Gjithësejt: 404
Numri i votuesve: 714
Përqindja e daljes: 56.58%

 

Kurse, në nivel të njësisë zgjedhore numër gjashtë, subjektet politike që garuan në zgjedhje, para dhe pas vendimit të Gjykatës Administrative, kanë këto rezultate:

Nr Subjekti politik Votat në njz 6 (11 dhjetor 2016) Votat në vendvotimin nr. 2011 Votat në njz 6 pa vendvotimin nr. 2011
1 VMRO – DPMNE 26315 91 26224
2 PDSH 16225 64 16161
3 BDI 40599 53 40546
4 LSDM 25828 87 25741
5 Blloku i tretë 239 1 238
6 PPD 1142 0 1142
7 Aleanca për shqiptarët 17970 25 17945
9 VMRO për Mk 919 1 918
10 BESA 25054 65 24989
Të pavlefshme 3671 17 3654
Gjithesejt: 157962 404 157558

 

Me aplikimin e formulës së D`Hontit, për të llogaritur mandatet, do të shihet se numri i mandateve edhe pa votat e këtij vendvotimi (2011) mbetet i pandryshuar për subjektet politike.

Mandatet per depuetet ne njz 6
Nr Subjekti Politik Votat në njz 6 pa vendv 2011 1 2 3 4 5 6 7 Mand %
1 VMRO 26224 26224 13112 8741 6556 5245 4371 3746 4 12.9
2 PDSH 16161 16161 8081 5387 4040 3232 2694 2309 2 6.5
3 BDI 40546 40546 20273 13515 10137 8109 6758 5792 6 19.4
4 LSDM 25741 25741 12871 8580 6435 5148 4290 3677 3 9.7
5 LRPDSH 17945 17945 8973 5982 4486 3589 2991 2564 2 6.5
6 BESA 24989 24989 12495 8330 6247 4998 4165 3570 3 9.7
Gjithesejt: 151606 20 64.5

 

Mirëpo, duke pasur parasysh që numri i votuesve në vendvotimin numër 2011 është 714 dhe duke analizuar edhe votat e marra në raundin e parë, rivotimi në këtë vendvotim ndikon në rezultatin përfundimtar. Kështu që për mandatat do të “luftojnë” partitë politike maqedonase, VMRO – DPMNE për ta ruajtur mandatin e katërt dhe LSDM për ta marrë mandatin e katërt në njësinë zgjedhore numër 6. Pra, mandatet e subjekteve politike shqiptare në këtë njësi nuk rrezikohen, por edhe shanset për të siguruar një mandate plus shqiptar në këtë rast janë të pamundshme.

Dallimi në vota në mes VMRO – DPMNE-së dhe LSDM-së në nivel të njësisë zgjedhore numër 6 është 483 vota. Në fakt kaq është numri i votave që i nevojitet LSDM-së për tu barazuar me VMRO – DPMNE-në. Mirëpo, për të siguruar mandatin i nevojiten 487 vota, sepse numri i votave të fituara pjesëtohet me numrin e mandatit që dëshirohet të merret, në këtë rast me numrin 4.

Në vendvotimin numër 2011 ku gjithsejtë ka 714 votues, në zgjedhjet e mbajtura me 11 dhjetor kanë votuar 404 votues ose 56.58 %.

Nëse VMRO – DPMNE nuk do të merr pjesë në zgjedhje, ashtu siç edhe njoftuan, atëherë terreni për LSDM-në në këtë rast është më i lirë për të fituar më shumë vota se sa në raundin e parë më 11 dhjetor 2016. Mirëpo, që të arrihet numri i votave 483, kjo do të thotë që të dalin të votojnë 67,6 % e votuesve në atë vendvotim. Në këtë rast numri i deputetëve në mes dy subjekteve politike maqedonase do të barazohej 50:50.

Nëse VMRO – DPMNE edhe përkundër njoftimit se nuk merr pjesë në rivotimin e 25 dhjetorit ajo do të arrijë të sigurojë votat e saja të raundit të parë, pra 91 vota, atëherë LSDM-së do t`i nevojiten 578 vota. Kjo mund të arrihet nëse dalshmëria është 95 %, që praktikisht është e paarritshme! Në këtë rast numri i deputetëve do të ngelej i pandryshuar, VMRO – DPMNE 51, LSDM 49, BDI 10, BESA 5, Aleanca për Shqiptarët 3 dhe PDSH 2 deputet.

Deri më tani subjektet politike shqiptare nuk janë prononcuar se cilin subjekt politik maqedonas do të përkrahnin në rivotimin e 25 dhjetorit. Sipas informative të redaksisë sonë, asnjë subjekt politik shqiptar nuk do të del haptas të bëj apel për përkrahje, kurse në terren do të orientojnë votuesit e tyre për njërin subjekt politik.