Gjobiten pasi parkuan makinat para shtëpisë

Thuajse qesharake – por disa banorë të nevrikosur janë gjobitur me një shumë 110 paund pasi kanë parkuar çdo ditë makinat në rrugicat e tyre.

Pronarët e shtëpive në Surbiton, Londër i kërkuan këshillit lokal të ndërhynte pasi gjobat vendoseshin çdo ditë pavarësisht se automjetet parkoheshin jashtë shtëpive të tyre, dhe madje disa qytetarë do i duhet të paguajnë 550 paund vetëm për një javë.

Sue Cunningham vuante nga një virus kur mori faturën e parë me gjobën këtë të premte për makinën që kishte ndaluar para garazhit të saj. Ndërkohë një 56 vjeçare e cila mori tre gjoba tha: “Më duket sikur po më bien në qafë. Kam parkuar në rrugicën time dhe kam marrë deri tani tre gjoba”.

Pas ankesave të banorëve Këshilli i Kingston, i cili mbrojti aksionin duke thene makinat shkatërronin hapësirat e gjelbëra, është “sprapsur”.