Gjobitet me 3 mijë dollarë, paguan me 300 mijë monedha në formë proteste(VIDEO)

E tillë ishte gjetja e një biznesmeni amerikan, i acaruar jo pak me Departamentin e Mjeteve Motorike. Nick Stafford nga Virxhinia humbi betejën ligjore me këtë departament, të cilit i kishte kërkuar të merrte numrat e telefonit të personave të ngarkuar me regjistrimin e tre automjeteve për pagesën e taksave të shitjes.

Ai u paraqit në arkën e Departamentit me tre karroca me monedha hekuri për të paguar në total 3 mijë dollarë taksa.

Kur thua 3 mijë dollarë nuk janë shumë, por nëse bëhet fjalë për monedha, ato janë shumë më tepër, aq sa makineria e numërimit automatik të tyre nuk e përballoi dot fluksin dhe numërimi u bë manualisht nga stafi, që iu deshën plot 7 orë për të konfirmuar shumën, ndërsa realizimi i planit i kushtoi Nick Stafford 1 mijë dollarë ekstra.