Gjuriq ndalohet të hyjë në Kosovë

 

Drejtori i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq, nuk është lejuar që të hyjë në territorin e Kosovës.

Ai është kthyer mbrapshtë në pikën kufitare Jarinje, njoftojnë mediat serbe.

Sipas Tanjug, Gjuriq ishte paraparë të marrë pjesë në shënimin e Ditës së fitores mbi fashizmin në Mitrovicën Veriore, por pa asnjë shpjegim nuk është lejuar të hyjë në territorin e Kosovës nga ana e institucioneve të Kosovës edhe pse ardhja e tij kishte qenë e lajmëruar.