Gjykata Administrative i pranoi nga një padi të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, të tjerat i refuzoi

Gjykata Administrative e Republikës së Maqedonisë i fuqizoi paditë e VMRO-DPMNE-së për Vendimin e KSHZ-së UP  1 10-487 prej 16.12.2016 për rivotim në vendvotimin 0396/1, komuna e Gostivarit, si dhe për padinë e LSDM-së kundër vendimit të KSHZ-së UP 1 nr.10-488 prej 18.12.2016 me çka është shfuqizuar votimi në vendvotimin numër 2011 në komunën e Tearcës.

Si të pabaza Gjykata Administrative i refuzoi tri padi të LSDM-së kundër vendimit të KSHZ-së, ndërsa të cilat kanë të bëjnë me vendvotimet 2010 dhe 2025 në komunën e Tearcës dhe për vendvotimin 1978 në komunën e Tetovës, të gjithë në Njësinë e gjashtë zgjedhore. Me këto vendime të Gjykatës Administrative u vërtetuan vendimet e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Siç publikoi në ueb faqen e saj Gjykata Administrative, padia e paditësit Koalicioni, për zgjedhjet e parakohshme për deputetë në Kuvendin e RM-së 2016, i kryesuar nga VMRO-DPMNE, fuqizohet. Vendimi i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve UP 1 10-487 prej 16.12.2016 ndërrohet dhe merret vendim: Ankesa UP 1 10-487 prej 13.12.2016, e shtruar nga shtruesi i listës së kandidatëve – partia politike Lëvizja Besa, për procedurën e votimit në vendvotimin numër 0396/1, komuna e Gostivarit, Njësia zgjedhore numër 6, në pajtim me nenin 147 paragrafi 3 alinea 2 e Kodit zgjedhor, hidhet si e pabazë, qëndron në aktvendim.

Vendimin në mënyrë unanime e ka sjellë këshilli i gjykatësve i përbërë prej: Mr. Esma Alibashiq Jonuz si kryetare e këshillit, Rozalia Koçkovska, Ana Gerasimovska, Mr. Tanja Terzieva dhe Elmedine Asani – anëtarë të këshillit.

Gjykata Administrative, padinë e Koalicionit të kryesuar nga LSDM-ja kundër vendimit të KSHZ-së UP 1 10-489 prej 17.12.2016, për mbledhjen dhe përcaktimin e rezultateve për përzgjedhjen e deputetëve në Kuvendin e RM-së, në vendvotimin 2010 në komunën e Tearcës, Njësia zgjedhore 6, e refuzoi si të pabazë dhe e vërtetoi vendimin e KSHZ-së.

Vendimi është sjellë me shumicë votash, katër “për” dhe një “kundër” nga ana e këshillit të gjykatësve Mustafa Shahini – kryetar i këshillit, Daniella Antovska, Dimitrula Apostollovska, Gabriella Mihajllovska dhe Biljana Nikodinovska Petrovska – anëtarë të këshillit.

Paraprakisht, Gjykata administrative publikoi se e fuqizoi padinë e Koalicionit të kryesuar nga LSDM kundër vendimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhor UP 1 nr.10-488 nga data 18 e këtij muaji dhe e shfuqizoi votimin në vendvotimin numër 2011 në komunën Tearcë në Njësinë zgjedhore 6.

Vendimi u soll me shumicë votash nga këshilli i përbërë nga gjykatësit: Lulzim Saliu – kryetar i këshillit, Nada Ivanova, Edita Naskovska, Snezhana Trpovska dhe Ismeta Amet – anëtarë të këshillit.

Vendimet e Gjykatës Administrative janë përfundimtare.