Gjykata Kushtetuese tregon se ç’ka po ndodhë me ligjin për veteranët e UÇK-së

Gjykata Kushtetuese tregon se ç’ka po ndodhë me ligjin për veteranët e UÇK-së

Plotësim ndryshimin i Ligjit për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kishte ngjallur reagime të mëdha brenda dhe jashtë Kuvendit.

Koalicioni qeveritar mezi kishte arritur ta miratoj këtë ligj, ndërsa partitë opozitare patën kundërshtuar fuqishëm plotësim ndryshimin e këtij ligji.

Madje, Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës  e patën dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin e ri për Veteranët.

Në një përgjigje për Indeksonline nga Drejtori i Zyrës për Komunikim dhe Informim në Gjykatën Kushtetuese është bërë e ditur se vendimi lidhur me ankesën në fjalë nuk është marrë ende.

“Kjo lëndë është ende duke u shqyrtuar. Sapo të merret vendimi, për këtë do të njoftohen të gjitha palët e përfshira në rast dhe vendimi do të publikohet edhe në ueb-faqen e Gjykatës Kushtetuese”, është thënë shkurt në përgjigjen e Gjykatës Kushtetuese.

Në bazë të ligjit në fjalë kategorizimet e veteranëve janë ndarë në këto kategori:

“Veterani luftëtar i mobilizuar në luftë nga fillimi i saj deri në fund me pension 250 euro, veterani luftëtar i mobilizuar në luftë nga data 5 mars 1998 deri në fund me pension 170 euro dhe veterani luftëtar i mobilizuar në luftë nga data 31 mars 1999 deri në fund me pension 120 euro”.