Gjykata Kushtetuese vendos nesër për afatin e kryetarëve të komunave

 

Gjykata Kushtetuese pritet të vendosë nesër lidhur me kërkesën e grupit të punës për zhbllokimin e punës së kryetarëve të komunave në Maqedoni.

Nuk përjashtohet mundësia që Kushtetuesja, në mbledhjen e nesërme të refuzojë iniciativat e Ministrisë së Drejtësisë dhe Pushtetit Lokal si dhe të Todor Petrovit nga Kongresi botëror Maqedonas të cilët kërkuan shfuqizimin e dy neneve nga ligji për pushtet lokal të cilat kufizonin mandatin e kryetarëve të Komunave në katër vjet.

Kyetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, tha se pavarësisht vendimit të Kushtetueses, për zgjedhjet e reja tashmë mund të vendos shumica parlamentare.

Ndërsa kreu i BNJVL-së, Koce Trajanovski, zgjidhjen e këtij problemi e sheh në Kuvend