Gjykata themelore njeh Adyladi Vejselin për kryetar të PPD-së

Gjykata themelore në Tetovë në Rregjistrin e partive politike, e ka rregjistruar Abdyladi Vejselin për kryetar të Partisë për Prosperitet Demokratik (PPD), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përndryshe Partia për Prosperitet Demokratik e mbajti Kongresin e saj të jashtëzakonshëm më 10 shtator 2016 në sallën e madhe të Pallatit të kulturës në Tetovë me moton “ Sfidat na forcojnë” ku 615 delegatë partiakë nga të gjitha nëndegët dhe degët e partisë njëzërit e zgjodhën Abdyladi Vejselin për kryetar të PPD-së.