Gjyqi për “Kumanovën”, keqtrajtohet Nasuf Beqiri

Rikthehet dhuna ndaj grupi të Kumanovës. I akuzuari për ngjarjet në Lagjen e Trimave Nasuf Beqiri është keqtrajtuar nga njësitë speciale policore gjatë sjelljes në Gjykatë. Duke u nxjerr nga autoblinda Beqiri është goditua edhe është rrëzuar për tokë. Keqtrajtimin ai e ka denoncuar edhe para trupit gjykues gjatë seancës së sotme e cila është zhvillua me dyer të mbyllura.

Ministria e Punëve të Brendshme ishte e pakapshme për të komentuar dhunën ndaj Nasuf Beqiri të cilën e kanë konfirmuar avokatët mbrojtës. Deri më tani Ministria e Brendshme ka evidentuar tre raste te keqtrajtimit, ndërkohë edhe prokuroria është duke kryer hetime por deri më tani asnjë pjesëtarë i njësisë speciale nuk është dënuar për dhunën e ushtruar. Nga ana tjetër në seancën e sotme gjyqësore ka vazhduar prezantimi i bisedave të përgjuara në formë të transkriptuar, të realizuara në 9 dhe 10 maj të vitit 2015 në kohën kur dhe ndodhi përleshja e armatosur mes grupit të Kumanovës dhe Policisë./alsatm