Gjysma e Drenicës mbetet në terr energjetik, pas stuhisë së fuqishme

Qytetarë të shumë nga komuna e Drenasit kanë dërguar mesazhe të shumta në adresë të redaksisë së Indeksonline, duke raportuar për ndërprerje të tërësishme të energjisë elektrike në këtë komunë.

Të reshura të mëdha dhe stuhia e fortë ka bërë që disa shtylla elektrike të dëmtohen rëndë.Ndërkaq KEDS, në një njoftim për Indeksonline kanë konfirmuar prishje të mëdha në rrjet, ku ekipet e saj kanë dalë në teren për të bërë sajimin e dëmeve.