Gjysma e Shkupi neser per rreth 21 ore do te jete pa uje

 

Gjysma e Shkupit mbetet pa ujë!

Shkupi ka pasur probleme të mëdha me furnizimin me ujë dhe pritet që nesër pjesa më e madhe e qytetit të mos ketë ujë për rreth 21 orë.

Bardovca, Vizbegu dhe zona industriale pranë Rrugës së Kaçanikut, Shuto Orizare, Butel 1, Butel 2, lagjja dhe fshati Radishan, Kuçevishka Bara, Çairi, lagjja Shkup-Poli i veriut dhe Topansko, janë zonat që do të mbeten pa ujë.

Kazerma “Ilinden”, zona e lartë e Kalasë në pjesë e varrezave franceze, zona e lartë e Gazi Babës, lagjja Zhelezara, si dhe shfrytëzuesit industrial në rrethin “Xeheroreve dhe hekurishtes” dhe zona e lartë e lagjes Autokomandë do të kenë pjesërisht ujë