GJYSMA E SHKUPIT NESËR PA ENERGJI ELEKTRIKE

Për shkak të punëve teknike në elektro-rrjet, nesër (e mërkurë) pa energji elektrike do të mbesin një pjesë e komunave Kisella Vodë, Gazi Babë, Studeniçan, Karposh, Gjorçe Petrov, Çair dhe Aerodrom, ashtu siç informuan nga QRMK e qytetit të Shkupit. Nga ora 8:30 e deri në orën 11:30 nesër pa energji elektrike do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës “Llazar Dimitrov”, nga ora 8:30 e deri në orën 12:30 do të jenë shfrytëzuesit e rrugës “Hristo Tatarçev” , ish “Sava Kovaçeviq”, nënrrugët 1, 3 dhe 5 në komunën Kisella Vodë. Pa energji elektrike nga ora 8:45 e deri në orën 14:00 do të mbesin një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës “Anri Barbis” rreth kishës në komunën Gazi Babë. Pa energji elektrike nga ora 9:00 e deri në orën 11:00 do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të fshatit Batincë, në anën e djathtë nga hyrja kryesore në fshatin e komunës së Studeniçanit, ndërsa nga ora 9:00 e deri në orën 14:00 do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës “Skupi” nënrrugët “3a” dhe “5a” në komunën Karposh. Nga ora 9:00 e deri në orën 14:30 pa energji elektrike do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të rrugëve “Mijaçka”, “Boris Sarafov” dhe “Anastas Kocarev” në komunën Gjorçe Petrov. Në periudhën nga ora 9:00 e deri në orën 15:00 do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës “Vojdan Çernodrinski”, Stacioni policor Bit Pazar, një pjesë e rrugës “Rifat Burxheviq” dhe një pjesë e rrugës “Drvarska” në komunën Çair, ndërsa nga ora 9:15 e deri në orën 15:00 do të jenë objektet nga Kryqi i Mileniumit, transmetuesit e majës Vodno, Shtëpia postare Vodno, Teleferiku Vodno, Etno fshati dhe shfrytëzuesit e Nerezit të Poshtëm dhe të Epërm, në komunën Karposh. Pa energji elektrike nga ora 10:00 e deri në orën 12:00 do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të bulevardit “ASNOM” nr. 14, 16 dhe 18, ndërsa nga ora 12:00 e deri në orën 14:00 do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve  të bul. “ASNOM” nr. 20, 24, 26, 28 dhe 32 në komunën Aerodrom.