‘Gjysma e Shkupit pa nxemje qendrore’

“Energy Group Balkan” sot njoftoi se pjesa më e madhe e zonës në qendër të qytetit, madje deri te ‘Porta Vllae’ nuk ka nxemje qëndrore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shkaku i defektit është humbja e madhe e rrjetit të ujit. Nga kompania njoftojnë se në mënyrë intensive kërkohet vendi për të eliminuar defektin.

Askush nuk e di se për sa kohë do të gjendet defekti për ta riparuar.