Gjysmëvjetori i dytë gjeti shkollat të papërgatitura

Gjysmë vjetori i dytë shkollor filloi me probleme të shumta. Edhe përkundër vazhdimit të pushimit dimëror për një javë shtesë shumë shkolla u gjetën të papërgatitura për të rifilluar procesin mësimor. Shkolla fillore Petar Zdravkovski- Penko e cila numëron 1600 nxënës ende pa nisur mirë ka ndërprerë mësimin për shkak të defektit në sistemin e ngrohjes qendrore.

  Për shkak se kemi pasur defekt me nxehjen, nxënësit janë lëshuar pas orës së tretë. Defekti është riparuar dhe pasdite mësimi në ciklin e ulët do të fillojë pa asnjë problem. Gjithcka është në rregull, kemi bërë disa rinovime gjatë pushimit dimëror ku kemi pasur nevojë, por ja sot, fati nuk deshi që të fillojmë në kohë për shkak defektit me nxehjen – tha Enis Memedi, drejtor i sh.f “ Penko.

Edhe shkolla fillore “Ismail Qemali” në Çair, gjysmëvjetorit e dytë e nisi me problemet e vjetra.

Numri i nxënësve është vërtetë alarmant mbi 1450 nxënës, dhe do jetë problem edhe në të ardhmen sepse çdo ditë lagjja rritet ,numri i banorëve rritet. 5:32 nuk ka shkolla kapacitet për të gjithë këto nxënës. 5:40 ndryshe zhvillohet me 20-25 nxënës ndryshe me 35 nxënës, shumë ndikon në kualitetin e mësimit, por ja këto janë kushtet – tha Kadri Agushi, drejtor i sh.f “Ismail Qemali”.

Gjysmëvjetori i dytë filloi me vonesë prej një jave me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë për vazhdimin e pushimit me qëllim të mos përhapjes së gripit. Dikasteri i Nikolla Todorovit si masë për parandalimin e viruseve pati paralajmëruar dezinfektimin e të gjitha shkollave para se të niste mësimi, por një gjë e tillë nuk është zbatuar ende./alsatm