Goce Markovski “E MAJTA” SHKON E VETME NË ZGJEDHJE

Derisa po bëhet rigrupimi i blloqeve opozitare, partia “E Majta” paralajmëron se do të shkojë e vetme në zgjedhje dhe nuk do të jetë pjesë e fronit të gjerë opozitar të udhëhequr nga LSDM. Këtë e thotë përfaqësuesi i kësaj partie të re, Goce Markovski.  “E Majta para një jave e paraqiti iniciativën e saj për lista qytetare jo-partiake. Kjo është strategji sipas bindjes tonë më efektive për mposhtjen  regjimit të Nikolla Gruevskit. Është e sigurt që e ‘’Majta’’ do të garojë në zgjedhje në mënyrë të pavarur’’, u shpreh Goce Markovski, nga “E Majta”.  Pavle Trajanov nga Lidhja Demokrate thotë se blloku i tyre me orientim djathtist deri tani përbëhet nga FRODEM, DEMOS dhe Partia e Punës ‘’MORO’’, por ai nuk përjashton bashkëpunimin me LSDM.  “Ne jemi në përgjithësi për bashkëpunim me të gjitha partitë opozitare dhe me blloqet por sigurisht që kemi të caktuara qëllimet tona strategjike. Kemi qëndrime principiele dhe me ato qëndrime mund të bashkëpunojmë edhe me bllokun i cili është i udhëhequr nga LSDM por edhe me blloqet tjera për shembull të bllokut të opozitës shqiptare i cili po përpjekjet të formohet’’, tha Pavle Trajanov, Kryetar i Lidhjes Demokratike.  Sipas tij, blloku opozitar i së djathtës është para përfundimit të bisedimeve me disa parti që pritet të jenë pjesë e koalicionit “Për ndryshime dhe drejtësi”. Liberal – Demokratët si partner tradicional të LSDM konfirmojnë se janë pjesë e fronit të gjerë opozitar të paralajmëruar nga Zaev.                   “Ne vetëm se jemi në atë koalicion me LSDM-në në të cilën ka 16 parti për momentin të gjitha ishim dje në kongresin e saj. Poenta këtë herë është që jo vetëm të lidhen partitë politike por ky koalicion do të lidhet dhe do të bëj një bllok më të gjerë me organizatat qytetare dhe me qytetarët gjegjësisht me individ, intelektual, qytetarë të thjeshtë d.m.th ai koalicion do të zgjerohet drejt sektorit civil’’, tha Goran Millеvski,Kryetar i PLD.  Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në kongresin e djeshëm partiak theksoi se me siguri partitë me orientime të djathta do të shkojnë në një bllok të posaçëm opozitar, derisa sipas tij, LSDM hap dyert për fronin e gjërë me individë, intelektualë dhe qytetarë.  Përgatiti: Armend Murseli