Godet Ilir Kulla: Zaevi është në gjendje të bëhet synet për t’i mashtruar shqiptarët

Analisti nga Shqipëria Ilir Kulla në një shkrim të tij të fundit ka kundërshtuar BDI-në pasi kjo ia dha mandatet për të formuar qeverinë humbësit të zgjedhjeve -LSDM-së, përcjell TetovaSot.

Ai thotë se Zaev nëse nuk do të ishte bërë kryeministër do të kishte vdekur politikisht.

Nese ZAEV nuk do te behej kryeminister Zaev do te ishte politikisht i vdekur dhe do te zbohej nga partia e vet. Paradoksalisht ZAEV do te behet Kryeminister si humbes i zgjedhjeve dhe me votat e atij qe ai shkaterroi keto zgjedhje Ali Ahmetit dhe BDI” shkruan Kulla

Sipas Kullës Zaev është mashtrues, i pamoralshëm pasi u morr me jetën private të shumë personalitetve shqiptare.

Zoran ZAEV u mor me jeten private te politikanes me te talentuar shqiptare ne Maqedoni duke e shkaterruar ate poltikisht dhe duke e lenduar ate personalisht me qellimin e vetem te shkaterronte besueshmerine e BDI dhe te njerezve te Ali Ahmetit pikerisht te MORALI dhe te te shese moral ZAEV eshte njesoj si ta kerkosh moralin ne nje bordello.” vazhdon më tej ilir Kulla duke thënë se Zoran Zaev vuri plisin në kokë për të marrë ca vota shqiptarësh gjakprishur por do ishte në gjendje të behej edhe synet nëse do të duheshin të merrte votat e muslimaneve dmth të BESES.

Kulla në fund të shkrimit të tij thotë se  BDI është dashur të shkonte deri në fund përpjekjes sëe platformes së famshme duke qëndruar tërësisht në qeveri ose të vinte kusht kush do të hyje në qeveri me mua do të ketë kryeminstrin shqiptar ose ti qëndronte marrëveshjeve politike që vetë ka bërë dhe të ruante stabilitetin e Maqedonisë./TetovaSot/