GODITET NGA AJRI SPITALI MË I MADH NË ALEPO

Spitali më i madh në Alepo, i cili gjendet në pjesën e qytetit që është nën kontroll të kryengritësve, sot nga ajri ishte goditur me të paktën dy fuçi të mbushura me mjet shpërthyes, të cilat shkaktuan dëme të mëdha, kumtoi Shoqata mjekësore siriano-amerikane (SAMS).

Përfaqësuesi i SAMS, Adam Salul në deklaratë për mediat perëndimore pohoi se ka informata  të pakonfirmuara se ndaj spitalit janë hedhur edhe bomba thërrmuese, përdorimi i të cilave është i ndaluar me të drejtë ndërkombëtare.

Qendra siriane për monitorimin e të drejtave të njeriut, kumtoi se gjatë sulmit të sotëm ndaj spitalit, që gjendet në lagjen Sahir, ka humbur jetën një person dhe se më nuk ka kushte për funksionimin e saj.

Ky spital ishte cak i sulmeve të ashpra ajrore edhe të mërkurën, me ç ‘rast humbën jetën  dy pacientë, ndërsa edhe dy  punonjës mjekësor ishin plagosur.

Kohë më parë sekretari i përgjithshëm i KB-së Ban Ki-mun deklaroi se sulmet ndaj spitaleve në Alepo kanë karakter të “krimeve luftarake”.

Sipss të dhënave të Organizatës botërore të shëndetësisë gjatë vitit 2015 në Siri janë kryer sulme ndaj 135 institucioneve shëndetësore, me çka  ky vend është bërë “më i rrezikshëm për punën e personelit mjekësor”.

Në informatat për sulmin e sotëm nuk potencohet direkt se kush e ka sulmuar spitalin, por në raporte tjera nga Alepo theksohet se forcat qeveritare siriane, të përkrahur nga aeroplanët rus, kryejnë sulme intensive ndaj pjesëve të qytetit nën kontroll të kryengritësve.

Ndërkohë, kryengritësit sirian kumtuan se aeroplanët rus sot i kanë bombarduar lagjet Malah në Alepo, si dhe rrugën “Kastelo” e cila e lidh qytetin me kufirin turk, duke u bërë rrugë forcave qeveritare ta vazhdojnë ofensivën e filluar të ashpër ndaj pjesëve lindore të Alepos.

Sipas burimeve të njejta, paradite udhëhiqen luftime të ashpra mes armatës siriane dhe luftëtarëve kryengritës në lagjen Sulejman Halabi, në të cilin dje përparuan forcat qeveritare.

Qendra siriane për monitorimin e të drejtave të njeriut, sërish kumtoi se në Sulejman Halabi udhëhiqen luftëra të ashpra, me ç’rast të dy palët kanë “sukses të ndryshëm”.